Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koreja e Jugut: Kim Jong ekzekutoi zv/kryeministrin

Koreja e Jugut: Kim Jong ekzekutoi zv/kryeministrin
August 31
15:52 2016

Në një konferencë të së mërkurës, Koreja e Jugut bëri të ditur se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong, ka urdhëruar ekzekutimin e zëvendëskryeministrit, i cili ka treguar mungesë respekti gjatë një takimi të kryesuar nga lideri.

Sipas disa zyrtarëve në Seul, këto ekzekutime të herëpashershme janë një përpjekje e tij për të forcuar kontrollin. Një ditë më parë, u bë i ditur lajmi i ekzekutimeve të dy liderëve të lartë. Vetë lideri i Koresë së Veriut nuk i bën të ditur asnjëherë spastrimet.

Ekzekutimet e kryera nga lideri i Koresë së Veriut janë bërë më të shpeshta pas arratisjes së dy diplomatëve të rëndësishëm, të cilët janë larguar me shuma të mëdha parash. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje