Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kore e Jugut, dënohet me burg pronari i “Samsung”-ut

Kore e Jugut, dënohet me burg pronari i “Samsung”-ut
August 25
12:10 2017

Miliarderi pronar i kompanisë “Samsung”, Lee Jae-Yong, është dënuar nga një gjykatë në Korenë e Jugut me 5 vjet burg.

Akuza e ngritur ndaj tij ishte për korrupsion, teksa po hetohej për një rast ryshfeti ku ishte i përfshirë edhe ish-presidenti i Koresë së Jugut.

Lee, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat, rrezikonte një dënim me 12 vite burgim.

Ai u arrestua që në shkurt dhe përballej me një sërë akuzash, ku përfshiheshin ryshfeti, përvetësimi dhe fshehja e pasurisë jashtë vendit.

Ai është akuzuar për dhënien e donacioneve me vlerë 41 miliardë dollarë për fondacione jofitimprurëse të drejtuara nga një mik i ish-presidentit të Koresë së Jugut, në këmbim të favoreve politike.

Avokati i Lee tha se do ta apelojnë këtë vendim të gjykatës.

Dënimi me 5 vite burg është një goditje e madhe për perandorinë e “Samsung”, kompania më e madhe e Koresë së Jugut. Pas vendimit të gjykatës, aksionet e Samsung ranë me 1% në bursat ndërkombëtare. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje