Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë, vetëvritet me armë 16-vjeçari

Korçë, vetëvritet me armë 16-vjeçari
July 20
15:53 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një i mitur i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorije të bashkisë Maliq rreth orës 13:00, kur 16-vjeçari me inicialet E.P. është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur nga gjyshi i tij në një nga dhomat e banesës . Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore rezulton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune përveç atyre të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shperndaje