Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë, tregtarët protestojnë kundër bashkisë

Korçë, tregtarët protestojnë kundër bashkisë
March 17
13:10 2016

Bashkia e Korçës ka vendosur për rikthimin e pazarit në formën e dikurshme. Kreu i Shoqatës së Biznesit, Albert Nasto, është kundër këtij vendimi. Sipas tij, orientimi i llojit të tregtisë është një veprim antiligjor. “Bashkia s’mund të detyrojë tregtarët se çfarë të shesin. Ne do t’i drejtohemi gjykatës për këtë vendim”,- tha ai. Nga ana tjetër, tregtarët e pazarit kanë vendosur të ulin qepenat e dyqaneve të tyre në shenjë proteste ndaj masave  që ka marrë bashkia. Burime nga bashkia deklarojnë se për këtë vendim është bërë një marrëveshje me pronarët e ndërtesave të pazarit.

Shperndaje