Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë, nëna braktis djalin 3-vjeçar

Korçë, nëna braktis djalin 3-vjeçar
August 11
14:35 2017

Policia e Korçës ka nisur kërkimet për një nënë të re vetëm 19-vjeçare, e cila akuzohet se ka braktisur djalin e saj 3 vjeç.
“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetases, A. Sh., 19 vjeçe, banuese në Korçë”,-njofton policia.
Procedimi ndaj saj filloi pasi, më datë 10. 08. 2017, në lagjen nr. 4 në Korçë, dyshohet se kjo shtetase ka braktisur djalin e saj të mitur 3 vjeç, i cili aktualisht është strehuar në “Shtëpinë e Foshnjës” në Korçë, ku ndodhet nën kujdesin edhe të punonjësve socialë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Mosdhënia e mjeteve për jetesë” parashikuar nga nenet 124 dhe 125 të  Kodit Penal. /Blitz.al/

Shperndaje