Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë – Mbrëmja e fundit e Festës së Birrës, më e zjarrtë se kurrë

August 15
01:05 2016

...

Vazhdon të jetë e zjarrtë atmosfera në qytetin e Korçës.

Edhe pse në ditën e fundit, Festa e Birrës e këtij viti e cila ka nisur më datë 10 gusht, ka mbledhur mijëra qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë e festimeve.

Edhe sot, në vitin e 10-të radhazi të organizimit, turmat e njerëzve që kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e nxehta në Korçë po kënaqen nën atmosferën e krijuar nga koncerti i mbrëmjes ku kanë performuar këngëtarë si Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Klajdi Haruni e shumë të tjerë.

Blitz.al ka siguruar disa fotografi ‘live’ të cilat tregojnë se festime të tilla nuk kanë asgjë më pak nga ato të ngjashmet nëpër vende të tjera të Europës…

Komento
Shperndaje