Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë/ Dyshohet se vrau kunatin, i moshuari i jep fund jetës

Korçë/ Dyshohet se vrau kunatin, i moshuari i jep fund jetës
July 09
09:14 2019

Dy persona janë gjetur të pajetë brenda pak orësh në qytetin e Korçës. Ditën e djeshme, 57-vjeçari Gramoz Nako, i cili prej vitesh ishte emigrant në SHBA dhe ishte rikthyer në vendlindje për pushime, u gjet i pajetë në banesë nga familajrët.

Sipas informacioneve të para që kishte policia, bëhej fjalë për vrasje dhe autor i dyshuar ishte kunati i tij, 71-vjeçari Sefedin Zenellari. Por kur policia ka shkuar mëngjesin e sotëm për ta shoqëruar të moshuarin në lidhje me ngjarjen e rëndë, ai i ka dhënë fund jetës.

Kjo është deklarata zyrtare e policisë:

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se:
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje