Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë, banorët pinë ujë aty ku vdiqën dy të rinjtë

Korçë, banorët pinë ujë aty ku vdiqën dy të rinjtë
August 30
15:07 2016

Fshati Qatrom në Korçë, ku humbën jetën tragjikisht 2 të rinj, prej 2 muajsh nuk furnizohet me ujë të pijshëm. 1000 banorët e fshatit janë detyruar të shfrytëzojnë puset dhe rezervuarin ku gjetën vdekjen dy të rinjtë. Të lodhur nga kjo gjendje, banorët kanë protestuar, duke kërcënuar se do të bllokojnë rrugën nacionale Korçë – Ersekë.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Korçës justifikohet duke thënë se e ka marrë vetëm pak kohë më parë në dorëzim linjën që furnizon fshatin.

Sipas banorëve të zonës, kjo linjë, e cila vjen nga Vithkuqi, është dëmtuar në zona të pyllëzuara ku është mbjellë dhe vaditet kanabisi.

Burime pranë Ujësjellësit thonë se rikthimi i ujit të pijshëm në fshatin Qatrom është çështje ditësh. Por nga ana tjetër, banorëve, që presin prej rreth 60 ditësh, u ka humbur durimi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje