Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë/Aksident i rëndë, humbin jetën një burrë dhe një fëmijë

Korçë/Aksident i rëndë, humbin jetën një burrë dhe një fëmijë
November 08
18:10 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makina. Dy persona, një burrë dhe një fëmijë kanë humbur jetën.

Dy viktimat kanë qenë kalimtarë në rrugë, të cilët janë përplasur nga automjetet.  Ata janë transportuar me urgjencë në spital, por nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e njërit prej automjeteve në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë por në fotot e siguruara duken forca të shumta policie në vendngjarje.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje