Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kopshti “Diren” i palicencuar! Pamjet e rënda të dhunës ndaj fëmijës nuk janë transmetuar të plota

Kopshti “Diren” i palicencuar!  Pamjet e rënda të dhunës ndaj fëmijës nuk janë transmetuar të plota
June 21
12:52 2016

Dhuna e ushtruar mbi të miturin në Kopshtin “Diren” në Tiranë tronditi gjithë opinionin publik. Ndërkohë që shumë mund të pyesin se si ka mundur ta marrë licencën administratorja Anjeza Shabani për të hapur një kopsht, përgjigjen e ka dhënë vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Në një deklaratë për shtyp, Nikolla ka pohuar se kopshti “Diren” nuk ka qenë i licencuar.

“Akte të tilla jo vetëm të marrin dënimin e duhur, por të shërbejnë që institucionet shtetërore të nisin një inspektim për të kaluar në vrimë të gjilpërës standarte dhe sjelljet e dënueshme. Personi në fjalë jo vetëm do marrë dënimin e merituar, por ne do të bëjmë publike në pak çaste të gjithë situatën. Është një institucion i palicencuar, po investigojmë edhe nëse ka rast abuzimi nga Ministria e Arsimit”,- është shprehur  ministrja Nikolla.

Administratorja Anjeza Shabani është filmuar tek dhunonte një trevjeçar dhe videoja e dhunës është transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Burime të brendshme për Blitz. al pohojnë se videoja nuk është transmetuar e plotë pasi kishte pamje edhe më të rënda të cilat nuk janë bërë publike. Mësohet se kamera me të cilën është filmuar ngjarja ishte instaluar në çantën e fëmijës. Anjeza Shabani është arrestuar nga policia e Tiranës menjëherë pas publikimit të videos.

Shperndaje