Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konventa Zgjedhore e LRI në Durrës, në krye zgjidhet Arbi Shtylla

Konventa Zgjedhore e LRI në Durrës, në krye zgjidhet Arbi Shtylla
June 02
12:21 2016

Gjatë zhvillimit të Konventës Zgjedhore, Lëvizja Rinore për Integrim e Durrësit zgjodhi Arbi Shtyllën si kreun saj në ndër kandidatët që garonin për këtë post. Të pranishëm në aktivitet ishin Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe përfaqësues të tjerë të LRI-së në këtë qark.

Në fjalën e tij, Ministri i Mjedisit vlerësoi punën në grup të anëtarëve të LRI-së me qëllim që Lëvizja Socialiste për Integrim të jetë forcë e parë në Durrës. Ai siguroi se LSi do vijojë të forcojë aleancat dhe të tregojë se është një forcë e konsoliduar.

“Dhamë një kontribut shumë të madh. Bëmë që kandidati i koalicionit të jetë sot Kryetar i Bashkisë Durrës. Por ne do të vazhdojmë të ngelemi të njëjtë, të respektojmë aleancat, sepse kemi respektuar veten ndaj ajo që do bëjmë të gjithë së bashku është të fillojmë punën të tregojmë se jemi tashmë forcë e konsoliduar, jemi një nga forcat kryesore në Qarkun e Durrësit dhe ne do vazhdojmë të jemi forcë kryesore në qarkun e Durrësit”, u shpreh ndër të tjera ministri Koka.

Etiketimet
Shperndaje