Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kontrollet e policisë në Tiranë, procedohen 64 shoferë

Kontrollet e policisë në Tiranë, procedohen 64 shoferë
December 22
20:51 2018

Siç ndodh shpesh, edhe këtë fundjave Policia ka vijuar kontrollet e rastësishme në Tiranë. Ajo është përhapur në terren, në rrugët që janë burim i lartë aksidenti për këmbësorët.

Ky aksion ka rezultuar në 64 procedime të shoferëve që nuk kanë zbatuar rregullat.

“Rrugoret e kryeqytetit kanë vijuar monitorimet dhe kontrollet me përzgjedhje edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore, ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është më evident.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në këto segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 drejtues të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.”- shkruhet në njoftimin e policisë.

Respektimi i rregullave është i rëndësishëm në çdo moment, dhe kontrollet e vazhdueshme synojnë gjithashtu edhe të ndërgjegjesojnë përdoruesit e rrugës për këtë aspekt. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje