Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kontrolle të policisë në autobusët e shkollave

Kontrolle të policisë në autobusët e shkollave
November 26
14:37 2016

Aksioni i radhës i policisë rrugore të Tiranës ka qenë ai në autobusët që transportojnë nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Policia bëri me dije se aksioni ka konsistuar kryesisht në vendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit dhe nga nxënësit, si dhe në drejtim të kolaudimit të automjeteve.

Sipas policisë, është konstatuar se përgjithësisht drejtuesit e mjeteve kanë zbatuar vendosjen e rripit të sigurimit për vete dhe për pasagjeret, por kanë konstatuar edhe shkelje në këtë drejtim.

Policia rrugore ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për të respektuar me korrektësi zbatimin e Nenit 170, vendosjen e rripit të sigurimit dhe në rast konstatimi përsëri të moszbatimit të vendosjes së rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me masë administrative sipas Kodit Rrugor.

Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithë javës dhe do vijojnë përditë jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, veçanërisht për automjetet që transportojnë nxënës shkollash. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje