Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konsensusi për reformën në drejtësi, Vasili: S’ka rëndësi nga erdhi presioni

Konsensusi për reformën në drejtësi, Vasili: S’ka rëndësi nga erdhi presioni
March 24
15:50 2016

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka shprehur mbështetjen e tij për konsensusin që është arritur për reformën në drejtësi, i cili siguron jetëgjatësi dhe solidaritet të saj.

Sipas tij, nuk ka rëndësi presioni për arritjen e këtij konsensusi, por pakti i arritur, fakti që dy partitë e mëdha arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Pra, të gjithë e kuptojnë që duhet të japin mirëkuptim, të lëshojnë diçka nga llogoret, nga bastionet dhe në emër të së mirës së përgjithshme të gjejnë mirëkuptimin. Dhe se kush kontribuon, ndërgjegjja e lartë politike, presioni i madh popullor që do një zgjidhje, apo presioni pozitiv i ndërkombëtarëve, të gjitha kanë pjesën e tyre. Por rëndësi ka që rezultati është se kemi mirëkuptim. Pra, politika gjithmonë e më shumë tregon pjekuri dhe përgjegjshmëri, kjo mbetet në fund të të gjithë procesit”, – ka deklaruar ai.

Sipas tij, jo për çdo çështje, palët duhet të dakordësohen duke marrë parasysh që qëndrimet politike janë të ndryshme, e rëndësishme është të bien dakord për çështje të rëndësishme e madhore për të gjithë vendin.

 

Komento