Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikti për pronën/ Krim i rëndë në Dibër, dyshohet se tre persona kanë humbur jetën

Konflikti për pronën/ Krim i rëndë në Dibër, dyshohet se tre persona kanë humbur jetën
October 01
15:50 2019

Një krim i rëndë në familje është regjistruar sot në Klos. Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërkohë që mes viktimave janë babë e bir dhe një kushëri i tyre.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Xibër të Klosit, ku një person ka qëlluar me armë kushëririn dhe djalin e tij.

I gjithë sherri mësohet se ka ndodhur për shkak të tokës. Burimet policore kanë bërë të ditur se është identifikuar viktima e parë, që është Kujtim Dakuci.

Emri i djalit tjetër që ka ndërruar jetë ende nuk dihet.

Nga të dhënat e deritanishme është mësuar se sherri ka nisur mes dy vëllezërve për një copë tokë.

Në këtë sherr është futur edhe Kujtim Dakuci për ti ndarë.

Por vëllai i ketij te fundit ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj vëllait dhe djalit te tij.

Të dy kanë mbetur të plagosur rëndë, por për shkak të largësisë me spitalin, kanë ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

 

Komento
Shperndaje