Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikti në Siri, Turqia do të ketë rol më aktiv

Konflikti në Siri, Turqia do të ketë rol më aktiv
August 20
17:50 2016

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, u shpreh gjatë një deklarate për mediat se dëshiron parandalimin e shkatërrimit të Sirisë nga lufta. Ai siguroi se vendi i tij do të ndërmarrë një rol më aktiv në trajtimin e konfliktit në Siri përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Duke iu referuar presidentit sirian Bashar al-Assad, kryeministri turk theksoi se ai mund të ketë rol në periudhën e tranzicionit, por s’duhet të ndikojë në të ardhmen e Sirisë. Konflikti sirian ka ndërmarrë një dimension etnik, sidomos për shkak të luftimit me synim kryesor përmbysjen e regjimit të Assad.

Nga ana tjetër, Turqia i frikësohet forcimit të grupimeve militante kurde në Siri, çka mund të inkurajojë edhe më tej kryengritjen e kurdëve që u ndez sërish pas rënies së armëpushimit midis militantëve dhe shtetit vitin e kaluar. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje