Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikti me truprojat e lokalit në Tiranë, pranga dy shtetasve

Konflikti me truprojat e lokalit në Tiranë, pranga dy shtetasve
September 26
09:19 2016

Nga Anduena Llabani

Dokumentohet ngjarja e ndodhur në afërsi të një lokali (club). Arrestohen dy shtetas. Sekuestrohet automjet i markës “Mercedez” me targa angleze FY 61 XFB. Shërbimet e Komisariatit Nr.1 bënë të mundur identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë 25.09.2016 në afërsi të një lokali “club” në rrugën për në Sauk, Tiranë.

Në sajë të veprimeve hetimore u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

  • Elson Doçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
  • Përparim Gaxhaj, 27 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër, Angli.

Ndërmjet këtyre shtetasve ka lindur një konflikt banal me truprojat e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin e tyre, shtetasi Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja pistoletë 9 mm, si dhe një automjet i markës “Mercedez ” me targa Angleze FY 61 XFB. Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 274, 278 dhe 300 te Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje