Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikt për pronën, vritet me armë zjarri 64-vjeçari në Lezhë

Konflikt për pronën, vritet me armë zjarri 64-vjeçari në Lezhë
June 19
10:28 2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Lezhën. Një 64-vjeçar është vrarë me armë zjarri, pas një konflikti për motive pronësie. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërqi, ku Gjin Marku sapo kishte shkuar në arë. Aty ai është konfliktuar me autroin e krimit, i cili mësohet se është dhe mik i familjes të të ndjerit. Pas sherrit fizik, autori ka qëlluar mbi të me armë zjarri.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kërkimet për kapjen e autorit kanë nisur menjëherë nga policia. Kjo është deklarata e plotë zyrtare e forcave të rendit:

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi Tonin Gj., mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij. Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje