Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikt për motive të dobëta në Shëngjin, dy të plagosur

Konflikt për motive të dobëta në Shëngjin, dy të plagosur
June 17
16:27 2016

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar në plagosjen e dy shtetasve në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:30 pranë vendit të njohur si “Lapidari”. Shtetasi i identifikuar si Gertian Malshi ka plagosur me armë 49-vjeçaren Mimoza Aliaj, i cili është plagosur më pas nga bashkëshorti i kësaj të fundit.

Policia ka arrestuar shetasit Gëzim Aliaj 52 vjeç  dhe Gertian  Malsh 38 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
Shperndaje