Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikt në Korçë, vëllai i kryeplakut rreh për vdekje 44-vjeçarin

Konflikt në Korçë, vëllai i kryeplakut rreh për vdekje 44-vjeçarin
October 06
13:18 2016

Një konflikt mes dy personave në Korçë ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Korçës, ku shtetasi Besnik Bazelli, 44 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës fizike.

Burime të policisë bëjnë të ditur se autori i dyshuar është vëllai i kryeplakut të fshatit, Klisman Lika, 28 vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar xhaxhai i viktimës, Pëllumb Bazeli, i cili është shprehur se 28-vjeçari Lika i kishte vjedhur disa herë dyqanin viktimës. Ky mendohet të jetë bërë shkaku i debatit që ka degraduar në konflikt mes dy personave. Xhaxhai i viktimës shprehet se vëllai i kryeplakut e rrahu aq keq të nipin, sa 44-vjeçari ndërroi jetë.

“Janë persona problematikë dhe të padëshirueshëm. Nipi la 3 fëmijë, punonte për të mbajtur familjen”,- është shprehur Bazeli, i cili ka apeluar për zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje