Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikt me armë në Krujë, pranga 3 personave. Sekuestrohen armë dhe fishekë

Konflikt me armë në Krujë, pranga 3 personave. Sekuestrohen armë dhe fishekë
August 23
10:35 2016

Dy vëllezër dhe një person tjetër janë vënë në prangat e policisë pas konfliktit për motive të dobëta që devijoi në përdorimin e armës. Në sajë të ndërhyrjes së forcave të policisë, u parandalua përshkallëzimi i pasojave të mëtejshme të kësaj ngjarje.

Si rezultat i punës hetimore, u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre autorët: Erind Balla 32 vjeç; Rilind Leka 40 vjeç; Indrit Leka 32 vjeç. Nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit S.Leka 39 vjeç.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar për hetim të veprimeve të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale: ”Kanosja” ,”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ”Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të Erind Ballës; ”Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të dy vëllezërve Leka dhe “Shkatërrimi i pronës në bashkëpunim” në ngarkim të të shpallurit në kërkim.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore të specializuar dhe intensive, kanë bërë të mundur parandalimin e  pasojave të mëtejshme të një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e datës 22.08.2016, duke e finalizuar me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj. U arrestuan në flagrancë autorët, konkretisht shtetasit:

  • Erind Balla 32 vjeç, banues në Borizanë,Thumanë, Krujë;
  • Rilind Leka 40 vjeç, banues në Borizanë,Thumanë, Krujë;
  • Indrit Leka 32 vjeç, banues në Borizanë,Thumanë, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Më datë 22.08.2016, rreth mbrëmjes, në Borizanë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Leka, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin Erind Balla.

Gjithashtu edhe shtetasi Erind Balla ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët rrethuan dhe kqyrën vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorëve.

U ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve të mësipërm dhe në automjetin tip Opel Vektra, me targa AJ 067 XË, të cilës i ishin thyer të gjitha xhamat, në pronësi të shtetasit Erind Balla.

U gjetën dhë sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • arma e zjarrit pistoletë, tip TT, model 54, kalibër 7.62mm, që i përkiste shtetasit Erind Balla;
  • tre armë gjahu, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Indrit Leka;
  • 1 krëhër me 6 copë fishekë pistolete, kalibër 7.62mm, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit Erind Balla;
  • 2 gëzhonja mod 54, kalibër 7.62mm, në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

  • S.Leka 39 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje