Në fillim u raportua së Udhëqheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë bombardimeve por më pas u tha se ai ka shërthyer veten për të mos rënë në dorë të ushtarakëve amerikanë.

Donald Trump ka konfirmuar vrasjen e liderit të ISIS. Presidenti amerikan ne një deklaratë për shtypin nga Shtëpia e Mardhë ka thënë se Al Baghdadi u vra gjatë një sulmi amerikan në Siri.

“Al Baghdadi ka shpërthyer veten dhe ka gjetur vdekjen së bashku me tre fëmijët tij. Rezultati i testit të AND-së konfirmon se trupi është i tij.

“Udhëheqësi i ISIS al-Bagdadi ishte një njeri i sëmurë dhe i privuar, i dhunshëm dhe vdiq si një frikacak, si një qen, duke vrapuar dhe duke qarë. Ky është një sukses i madh. Tani bota është një vend më i sigurt”- ka thënë Trump.

Bagdadi, udhëheqësi i grupit terrorist, ka qëndruar i fshehur për pesë vitet e fundit. Në prill, një video që u publikua nga mediat e krahut të ISIS, al-Furqan, tregoi një person për të cilin tha se ishte Baghdadi. Ajo ishte hera e parë që u pa, që nga koha kur Baghadi u shfaq në gusht të 2014, duke folur nga Xhamia e Madhe në Mosul. Bagdadi u bë në lideri i ISIS në vitin 2010.