Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konferenca për HEC-et, shoqëria civile proteston: “Jo diga dhe beton!”

June 03
13:58 2016

Në “Hotel Tirana” është mbajtur konferenca lidhur me ndërtimin e HEC-eve në Vjosë, ku përfaqësues ishin disa sipërmarrës grekë dhe zv/ministri i Energjetikës, Gëzim Musabelliu.

Ndërkohë që këta të fundit kanë qenë duke diskutuar lidhur me çështjen e HEC-eve, një ndërhyrje e papritur nga disa përfaqësues të shoqërisë civile ka habitur të gjithë pjesëmarrësit. Ata mbanin me vete një pankartë ku shkruhej: “Jo diga!” dhe kanë shoqëruar hyrjen e tyre edhe me thirrjet: “Jo diga dhe beton”. Ata kërkojnë zgjidhje për sa u përket problemeve energjetike që mund të realizohen duke përdorur energjinë diellore.

Më pas këta aktivistë janë nxjerrë jashtë nga organizatorët, ndërkohë që zv/ministri nuk ka ditur si të reagojë.

Shperndaje