Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komuna e Amatrice-s padit “Charlie Hebdo”-n për karikaturat pas tërmetit

Komuna e Amatrice-s padit “Charlie Hebdo”-n për karikaturat pas tërmetit
September 12
13:39 2016

“Fyerje e rëndë” – kështu i cilëson komuna e Amatrice-s në Itali karikaturat e gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo” pas tërmetit të rëndë që goditi Italinë Qendrore. Mësohet se komuna ka paraqitur në Prokurorinë e Rieti-t një ankesë.

“E frikshme, e pakuptimtë dhe e pafalshme”, – është shprehur avokati Mario Cicchetti, i cili ka paraqitur ankesën. Sipas kritikëve vendas, jo çdo gjë mund të cilësohet satirë dhe këto karikatura ofendojnë kujtimin e viktimave të tërmetit dhe të mbijetuarve.

Karikatura e parë satirizon viktimat e tërmetit përmes kuzhinës tradicionale italiane, ndërsa karikatura e dytë fajëson mafian për shkatërrimin në Itali. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje