Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kompozitori Limos Dizdari – Ramës: Më kërcënuan, mos bëj gabim që më dhimbset jeta?!

Kompozitori Limos Dizdari – Ramës: Më kërcënuan, mos bëj gabim që më dhimbset jeta?!
May 03
11:37 2016

Kompozitori Limos Dizdari i ka shkruar një letër kryeministrit Rama ku shprehet se është kërcënuar me jetë. Ai ka treguar për disa mesazhe që i kanë ardhur në telefonin e tij, ku paralajmërohet se i rrezikohet jeta nëse nuk liron ish-Vatrën e Kulturës në Ksamil, tashmë të njohur si Qendra Kulturore “Dea”. Kompozitori ka deklaruar se ka qenë ai që e shndërroi godinën e braktisur në një qendër kulturore, për të cilën investimet kanë kushtuar jo pak.

“Nuk kam kërkuar mbrojtje, por disa ditë më parë, i kam bërë një mesazh Kryeministrit Rama, ku i shkruaja se “Ndihem maksimalisht i kërcënuar. Kërkoj një takim për të përcaktuar të ardhmen time të mëtejshme”. Mos bëj gabim që më dhimbset jeta?!”, – ka treguar ai.

Sa i takon përgjigjes së kryeministrit, ai i ka sugjeruar që këtë çështje t’ia drejtojë Sekretarit të Përgjithshëm, i cili e ka pritur kompozitorin Dizdari dhe i ka thënë se do të ndërhyjë për këtë problem, por pavarësisht se kanë kaluar 8-9 ditë, ende nuk dihet se ç’do bëhet.

Përshtatur nga “Civitas”

Komento
Etiketimet
Shperndaje