Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PD-së për Reformën në Drejtësi

Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PD-së për Reformën në Drejtësi
March 16
12:26 2016

Partitë politike shqiptare kanë dërguar në Komisionin e Venecias pretendimet e tyre lidhur me çështjen e reformës në drejtësi, ku kanë shprehur pakënaqësitë dhe sugjerimet lidhur me draftin paraprak të propozuar.

Por pas studimit të këtyre pretendimeve, sidomos ato të Partisë Demokratike, që renditeshin në 11 çështje kryesore, duket se Komisioni i Venecias ka vendosur t’i rrëzojë. Një prej  pretendimeve ka qenë mbi ekzistencën e Këshillit të Emërimeve, që Opinioni Final i Venecias nuk e ka përmendur në raport.

Një pikë tjetër ku PD dhe LSI bashkoheshin ishte krijimi dhe mirëfunksionimi i Gjykatës Administrative, por kjo e fundit sërish nuk është përfillur nga Komisioni i Venecias.

Kjo ka bërë që të ngushtohet hapësira për dialog politik në Shqipëri dhe pas këtij raporti nuk ka pasur një reagim prej palëve të majta e të djathta, por vetëm një deklaratë e shkurtër e nënkryetarit të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, që thotë: “Vullneti i opozitës do të jetë sipas vendimit të Venecias”.

Shperndaje