Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komisioni hetimor për “CEZ”, Balla: Do të thirren për të dëshmuar edhe Berisha me ish-ministrat

Komisioni hetimor për “CEZ”, Balla: Do të thirren për të dëshmuar edhe Berisha me ish-ministrat
April 26
12:08 2016

Komisioni hetimor parlamentar është mbledhur ditën e sotme për çështjen e CEZ-it, pavarësisht bojkotit të opozitës. Kreu i komisionit, Taulant Balla, deklaroi se dëmi i shkaktuar nga CEZ-i kap vlerën totale prej 414 milionë euro.

“13 miliardë dëm për rivlerësimin e borxhit të keq. Totali i dëmit të shkaktuar nga CEZ-i është 414 milionë euro. Të hetohet aktiviteti i CEZ-it dhe dëmet që shkaktoi. Fillohet një proces privatizimi pa ditur asetet që ka kompania që do të privatizohet. OSSHE nuk ka qenë e gatshme për të nisur privatizimin”, – është shprehur Balla. Ai tha se njerëz pa asnjë lloj tagri kanë bërë marrëveshje në dëm të shtetit.

Ndër të tjera, ai paralajmëroi se do të thirren për të dëshmuar të gjithë ish-ministrat me në krye ish-kryeministrin Berisha.

“Të gjithë kanë përgjegjësi për dëmet nga CEZ-i. Do të thirret për të dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha. Do të thirren për të dëshmuar ministrat e asaj qeverie. Do të thirren për dëshmi të gjithë personat e përfshirë. Do të thirren për të dëshmuar ish-drejtuesit e ERE-s”, – ka bërë të ditur Balla.