Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komisioni Europian shqyrton kërkesën për zgjerimin e kontrolleve në kufi

Komisioni Europian shqyrton kërkesën për zgjerimin e kontrolleve në kufi
May 02
19:11 2016

Komisioni Europian do t’i përgjigjet më 12 maj një letre të dërguar nga 6 shtete anëtare, të cilat kërkojnë zgjerimin e kontrolleve të jashtëzakonshme në kufij.

Austria, Gjermania, Franca, Belgjika, Danimarka dhe Suedia kanë vendosur t’i drejtohen Brukselit për të zgjatur më tej kontrollet në kufijtë e tyre, edhe pas datës 13 maj, të vendosur nga marrëveshjet e Shengenit, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve të reja të përkohshme në rast emergjencash.

“Jemi në dijeni të kësaj iniciative, e cila është plotësisht në linjë me idenë e Komisionit Europian të 4 marsit, kur deklarohej që duhej marrë një vendim tjetër më 12 maj për sa u përket kufijve në rang europian”, – ka deklaruar Mina Andreeva, zëdhënëse e Komisionit.

Gjithashtu ajo është shprehur se një përpjekje e madhe për të respektuar pikat më të rëndësishme të marrëveshjes është bërë edhe nga Turqia, gjë që do të merret parasysh në një raport të situatës që do të publikohet ditën e nesërme.

Etiketimet
Shperndaje