Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komisioneri europian: Urrejtja filloi me hebrenjtë dhe s’mbaroi kurrë me ta

Komisioneri europian: Urrejtja filloi me hebrenjtë dhe s’mbaroi kurrë me ta
October 19
12:59 2016

Nils Muižnieks, komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Bashkimin Europian, ka ngritur shqetësimin e tij për antisemitizmin (paragjykimi, urrejtja, diskriminimi i judenjve për arsye që lidhen me trashëgiminë e tyre hebreje) që ende është i pranishëm. “Europianët kanë injoruar antisemitizmin, duke hequr nga vetja përgjegjësitë që kanë. Urrejtja që nisi me hebrenjtë nuk mbaroi kurrë me ta”,- është shprehur ai gjatë fjalës të mbajtur ku i kërkoi BE-së që të ndërhyjë urgjentisht.

“Europianët injorojnë shfaqjen në rritje të antisemitizmit, dhunës që u ushtrua gjatë Holokaustit. Antisemitizmi është një kërcënim për kontinentin tonë, i ndërtuar mbi lirinë dhe sundimin e ligjit. Përkujtimi i Holokaustit është një garanci e rëndësishme për historinë dhe që duhet të shërbejë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut”, – është shprehur më tej Muižnieks.

Sipas komisionerit europian, manifestimet bashkëkohore të antisemitizmit nuk përfshijnë vetëm krimet e dhunshme, por edhe gjuhën e urrejtjes. Antisemitizmi bashkëkohor vërtitet rreth Holokaustit dhe akuzon hebrenjtë se fokusohen te kjo tragjedi, si formë për të përfituar privilegje.

Në përgjigje të këtyre vërejtjeve të komisionerit europian, kryetari me bazë në Jerusalem i “Council of Scholars for Peace in the Middle East”, Richard Landes, u shpreh se kjo deklaratë nuk thekson që shfaqja e antisemitizmit sot në Europë vjen nga myslimanët.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje