Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komentuesit “kryqëzojnë” Ramën mbi deklaratat e mëparshme për Trump-in

Komentuesit “kryqëzojnë” Ramën mbi deklaratat e mëparshme për Trump-in
November 09
11:41 2016

Pas urimit të Ramës në Facebook për presidentin amerikan Donald Trump ka pasur një reagim të menjëhershëm të qytetarëve, që me komentet e tyre e kanë vendosur para përgjegjësisë kryeministrin mbi deklaratat e tij të mëparshme për presidentin e Amerikës.

Ja disa prej komenteve në rrjet:

“Po ç’t’u desh që fole, o burrë i dheut? Se njëherë the që s’do ndodhte Brexit-i, ndodhi; njëherë the që s’do bëhej Trump-i president, u bë. Të lutem, për të qenë brenda thuaj që Sala do vijë në pushtet vitin tjetër se kështu si e ke vetëm e kundërta e asaj që thua ndodh”.

“Në Bibël, mes shumë të tjerave, kur isha adoleshent, kam nënvizuar vetëm diçka në fund pas leximit: “Për aq kohë sa fjalën e mban në gojë, e ke ti robin tënd. Në rast se e nxjerr jashtë, bëhesh ti rob i saj”.
Hajde dili Zot tashi!”

“Ame mos u tall…
Ndoshta do kesh mundësinë ta takosh në të ardhmen dhe nuk e di ç’përgjigje do t’i japësh kur do të thotë: Ho mo, ti je ai që ke deklaru “Mos e dhëntë zoti që unë të fitoj?”

“Ishalla s’po të merr me sy të keq Donaldi, Edo, se u dogje masanej, s’bohesh mo kryeministër.
Se dihet që Amerika ju vë ene ju heq ju”. /Blitz.al/

rama

Komento
Shperndaje