Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komentuesi: T’i gëzoni reformat! Rama: Ke humor kaps

Komentuesi: T’i gëzoni reformat! Rama: Ke humor kaps
December 19
15:06 2016

Është bërë i udhës tashmë komunikimi virtual i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit e tij në Facebook.

Në postimet e kreut të qeverisë janë të shpeshta rastet kur ai u përgjigjet më tepër atyre që e kritikojnë sesa mbështetësve në mendime.

Në një video të publikuar lidhur me reformën e pronës në Shqipëri, kryeministri rendit arritjet e qeverisë për mbi 100 mijë legalizime të kryera dhe reformimin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Njëri prej komentuesve i shkruan me ironi kryeministrit: “ T’i gëzoni raftet e pronës! Më falni, reformat e pronës”.

Ndërkohë që kryeministri i përgjigjet po me ironi: “Faleminderit! Ta gëzosh Vitin e Ri dhe të të sjellë pak më shumë humor se ky humori këtu quhet “kaps”.

Ndërkohë që një tjetër komentues e pyet kreun e qeverisë për procesin e legalizimeve dhe shkruan me gabime drejtshkrimore fjalën certifikatë, duke e shkruar qertifikatë.

Menjëherë pas këtij komenti, Rama i përgjigjet me ironi: “Qertifikatat e legalizimeve vlejnë për hipotekën dhe janë me gjithë truall”. /Blitz.al/

komenti-1

komenti

Shperndaje