Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komentuesi-Ramës: Do të na vësh taksë edhe për gruan?

Komentuesi-Ramës: Do të na vësh taksë edhe për gruan?
November 21
12:35 2016

Tashmë është bërë i përditshëm komunikimi i kryeministrit Rama me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook, por jo përherë ata që komentojnë ndajnë të njëjtin qëndrim me kreun e qeverisë.

Në postimin që Rama ka bërë për fitoren në Kolonjë të kandidatit të majtë, disa persona kanë komentuar për tema të tjera, si vjedhjet në administratë apo taksat e rritura së fundmi.

“Nuk ke faj ti, por kanë ato delet që të votojnë ty. Ti po i çon shqiptarët drejt shkatërrimit. A ke menduar ndonjë taksë tjetër për të rritur?”- e pyet njëri prej komentuesve.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeministrit, duke i thënë: “Niku, kujdes me mendjen se është gjë e madhe mendja! Populli s’ka qenë kurrë dele e s’mund të jetë. Mjerë ata që e mendojnë këtë gjë!”- shkruan Rama.

Ndërkohë që i njëjti komentues i shkruan: “Rritët energjinë, rritët siguracionin e makinave, vendin e mbushët plot bar, rritët akcizën e cigareve. Tani edhe taksa për të fjetur me gruan ju ka mbetur”,- përfundon komentuesi.

Më poshtë janë disa prej komenteve në faqen e kryeministrit Rama:

komente

sss

Komento
Shperndaje