Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Komentuesi: “Nuk është momenti për tallje”. Rama: “Vendi ka zot”

Komentuesi: “Nuk është momenti për tallje”. Rama: “Vendi ka zot”
January 11
09:46 2017

Kryeministri Rama është “përplasur” sërish në rrjete sociale me disa komentues që nuk bien dakord me politikat e qeverisë aktuale.

Siç është bërë tashmë zakon, përmes faqes së tij të Facebook-ut, kryeministri reagon për fenomene të aktualitetit politik apo politika të qeverisë.

Në këtë status, kreu i qeverisë bën ironi me kreun e opozitës Basha.  “Lulëzimi thotë se qeveria po i lë punonjësit e OSHEE-së nëpër shtylla që të ngrijnë. Në programin e PD-së parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”,- shkruan kryeministri.

Pas këtij statusi ka pasur një sërë reagimesh, të cilave kreu i qeverisë u është përgjigjur.

Një komentues shkruan: “Nuk është momenti për t’u tallur, po merru me hallet e njerëzve që po i mbyt varfëria ekstreme dhe ky i ftohtë acar”.

Dhe përgjigjja e z.Rama: “Tallje? S’ka asnjë tallje këtu. Ky është realiteti i dhimbshëm opozitar. Sa për vendin, mos u shqetëso ti, se ka zot”.

Një tjetër komentues i shkruan kryeministrit: “Kjo opozitë e mbaruar po të mban në pushtet”. Ndërkohë që përgjigjja e kryeministrit është: “Në pushtet më mban detyra”.

Më poshtë mund të lexoni disa prej komenteve:

edi-rama

reagimet

Komento
Shperndaje