Kombëtarja për në Vjenë, aeroporti në alarm për bombë

March 28
11:28
2016
Pak para se Kombëtarja Shqiptare të arrinte në aeroportin e Vjenës, aty pati një alarm për bombë. Për këtë arsye aeroporti bllokoi fluturimet ditën e djeshme.
Alarmi u dha pasi një pasagjere raportoi se kishte në krahë një person që kishe lidhje me ISIS-in, madje pasagjerja tha se personi komunikonte me organizatën terroriste nëpërmjet mesazheve.
Të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni dhe u bë menjëherë një rikontroll i tyre dhe i bagazheve që ata mbanin me vete. Avioni u vonua 3 orë si pasojë e kësaj procedure.
Policia në aeroport hetoi mbi ngjarjen dhe personin e dyshuar dhe informoi pasagjerët se nuk kishte asnjë problem dhe gjithçka ishte në kontroll.