Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kolumbi, arrihet paqja me Forcat Revolucionare. Firmat gjatë Asamblesë së OKB-së

Kolumbi, arrihet paqja me Forcat Revolucionare. Firmat gjatë Asamblesë së OKB-së
August 31
09:28 2016

Më në fund arrihet marrëveshja për traktatin historik të paqes në Kolumbi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka propozuar qeverisë kolumbiane që firmën zyrtare të paqes me Forcat Revolucionare Ushtarake (FARC) ta hedhin gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të nisë më 20 shtator.

Konfliktit të nisur që në vitin 1964 mund t’i vijë fundi zyrtarisht mes 20 dhe 26 shtatorit, afatit që kanë palët për të firmosur.

Më pas, gjithçka do të kalojë në referendumin ratifikues të fiksuar për datën 2 tetor. /Blitz.al/

Shperndaje