Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kolonjë, shkeljet në fushatën zgjedhore. Zyrtarët braktisin detyrën

Kolonjë, shkeljet në fushatën zgjedhore. Zyrtarët braktisin detyrën
November 17
17:14 2016

Mbeten vetëm 3 ditë nga zgjedhjet lokale për votimin e kryetarit të ri të Bashkisë së Kolonjës. 2 kandidatët janë Ilia Stefo i propozuar nga e majta dhe Dritan Hajro i propozuar nga e djathta.

Por edhe pse në letër është një bashki e vogël, ashtu si ajo e Dibrës, lufta mes 2 palëve me kalimin e ditëve ka ardhur duke u rritur.

Madje ka shkuar deri në ofendime mes palëve, edhe në rrjetet sociale, siç ishte rasti më i fundit kur kandidati Hajro ofendonte në profilin e tij në Facebook zv.kryeministrin Peleshi.

Përgjatë kësaj fushate elektorale vihetre pjesëmarrja e zyrtarëve lokalë apo qendrore, që kanë braktisur detyrat e tyre për të marrë pjesë në fushatën e kandidatëve.

Në bazë të Nenit 88 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë nuk lejohet përdorimi i burimeve njerëzore të institucioneve publike në shërbim të fushatave elektorale.

neni-88

Më e prekshme kjo shkelje ka qenë në fushatën e kandidatit socialist, Ilia Stefo, në fushatën e të cilit kanë marrë pjesë disa përfaqësues lokalë të Korçës apo edhe përfaqësues në nivel qendror, si deputetë, ministra dhe zv.kryeministri.

 

Ja cilët janë individët e përfshirë në fushatën e kandidatit të majtë Ilia Stefo:

 

Sotiraq Filo, kreu i Bashkisë Korçë sotiraq-filo-kristaq-grabocka

Gjergji Koki, drejtor i monumenteve të kulturës për qarkun e Korçës

 

Kristaq Grabocka, drejtor i arsimit për Korçën

Niko Peleshi, zv.kryeministër

Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkisë Maliq

 

Ardit Konomi, prefekt i Korçës  blerina-konomi

Blerina Gjylameti, deputete e PS-së

Saimir Tahiri,  ministër i Brendshëm

Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës

Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale

Arta Dade, deputete

Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban

Edi Rama, kryeministër

Pandeli Majko, deputet i PS-së

Zamira Kita, drejtoreshë e teatrit “Andon Z. Cajupi”, Korçë

Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë

Blendi Çuçi, ministër i Çështjeve Vendore

blendi-cuci                    eilir-beqaj

Ndërkohë që në fushatën e kandidatit Dritan Hajro ka shkelje të tjera, siç është përdorimi i fëmijëve në fushatë elektorale, me imazhin e tyre, përdorimi i të rinjve nën moshën 18-vjeçare, që nuk kanë të drejtë votimi.

femija-ne-fushate femijet-nen-moshe

agron-dukagrida-eni-ledina

Komento
Shperndaje