Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kolonjë, mbyllet procesi i votimit. 52% pjesëmarrja

Kolonjë, mbyllet procesi i votimit. 52% pjesëmarrja
November 20
18:43 2016

Kolonja votoi sot për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të bashkisë mes 2 kandidaturave të Ilia Stefos nga e majta dhe Dritan Hajros nga e djathta.

Raportohet se procesi i votimit është mbyllur në të gjitha qendrat, dhe në tërësi nuk ka pasur incidente, përveç një rasti mesditën e sotme, ku u qëllua nga disa persona djali i kryetares së Partisë Socialiste për Ersekën.

Pjesëmarrja, sipas KZAZ, mësohet se është 52%, çka do të thotë se në krahasim me zgjedhjet më parë në Kolonjë ka një rënie mbi 10%.

Kujtojmë  se në zgjedhjet e fundit në Kolonjë në 2015-n, pjesëmarrja ka qenë më tepër se 65%.

Tashmë pritet të nisë procesi i numërimit të votave për të mësuar kryetarin e ri.

Zgjedhjet lokale në Kolonjë janë të jashtëzakonshme, pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit Arben Malo pas një ataku kardiak që pësoi në gusht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje