Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koleksionisti akuzon Koço Kokëdhimën: Në shtëpinë e tij ka vepra arti të vjedhura

Koleksionisti akuzon Koço Kokëdhimën: Në shtëpinë e tij ka vepra arti të vjedhura
September 27
21:31 2016

Gjergji Thimo, koleksionisti i arrestuar me akuzën e trafikut të veprave të artit dhe për të cilin Prokuroria e Tiranës kërkoi deklarimin i fajshëm për akuzën e “vjedhjes së veprave të artit e kulturës” dhe dënimin e tij me 9 vjet heqje lirie, ka vendosur të mos tërhiqet.

Përmes emisionit “Stop”, ai ka folur për padrejtësinë që i është bërë Muzeut të Artit dhe kulturës vendase nga vetë qeveria shqiptare. Ai tregon se si kryeministri Edi Rama e akuzoi si trafikant të veprave të artit.

“Në vitin 2013, Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri i shikojnë ikonat e David Selenicës përpara në Galeri Artesh, objekti për të cilin unë akuzohem, me kartelë me certifikatë pronësie, 49-320, e David Selenicës. Këtu na del se ky e shikon në 2013-n, në vitin 2016, pikërisht ky objekt që ka qenë i ekspozuar në Galerinë e Arteve na del në shtëpinë e Koço Kokëdhimës”, – shprehet i akuzuari Thimo. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje