Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kokëdhima nga “Top Story”: Berisha gënjen, media e mbështet

Kokëdhima nga “Top Story”: Berisha gënjen, media e mbështet
March 17
22:28 2016

Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Top Story” përballë opinionistëve flet për diskutimin e gjatë mbi akuzat që opozita drejton tek ai, duke i quajtur veprimet e këtij të fundit në papërputhshmëri me mandatin e deputetit.

Me këtë, opozita i referohet faktit që Kokëdhima ka kontrata që lidhin bizneset e tij me shtetin, prej të cilave ai gjeneron shuma të mëdha parash, duke përdorur fonde publike.

Kokëdhima u përgjigjet këtyre akuzave se bizneset e tij nuk kanë asnjë lidhje me shtetin që prej momentit kur ky i fundit u zgjodh deputet. Por opozita, sipas tij, me në krye Sali Berishën, vazhdojnë të gënjejnë dhe media i mbështet duke e bërë kështu çështje të ditës, që rrjedhimisht hedh baltë mbi figurën e tij si politikan. Por Kokëdhima shprehet se është i ndershëm dhe këtë e mbështet me fakte.

E vetmja kontratë për të cilën ai merr përgjegjësi është kontrata midis kompanisë së internetit që ai drejton dhe shtetit, për vitin 2013, kur ku u zgjodh deputet dhe kontrata, për hir të rregullave, nuk mund të ndërpritej në mes, ndaj dhe ajo vazhdoi të ishte aktive deri në fund të vitit.

 

Komento
Shperndaje