Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kokëdhima: Blushi ka prioritet veten, PS ka prioritete më të mëdha

Kokëdhima: Blushi ka prioritet veten, PS ka prioritete më të mëdha
March 18
08:52 2016

Deputeti socialist Koço Kokëdhima shprehet optimist për Kongresin e PS-së. Sipas tij, partia aktualisht ka një sërë  problematikash.  Ai i mbështet individët që duan ta shohin partinë më demokratike dhe çdo organizim që mund të bëjnë për përmirësimin e partisë nuk e shikon aspak si rrezik, sepse bëhet për një të mirë të përbashkët.

Nga ana tjetër, nuk e mbështet rrugën e zgjedhur nga  Blushi, sepse, sipas Kokëdhimës, çdo anëtar i PS-së duhet të mendojë për prioritete të rëndësishme, për të mirën e popullit dhe jo të merret me prioritete personale, si kandidatura për kryetar dhe të hapë një debat që mund të shmangë vëmendjen dhe përkushtimin për problematikat e vërteta.

Sfida jonë e përbashkët, – tha deputeti Kokëdhima, është të zhvillojmë partinë dhe vendin që po qeverisim. Ai ka kujtuar dhe njëherë se nëse do të fliste për ego personale, ai vetë është shumë kërkues, por momentalisht, në pozicionin e që ka sfidat personale janë të fundit që mund të mendojë.

 

 

Shperndaje