Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kodheli propozon: “Dekorata e Artë e Shqiponjës” pas vdekjes, pilotëve Delia dhe Hoxha

Kodheli propozon: “Dekorata e Artë e Shqiponjës” pas vdekjes, pilotëve Delia dhe Hoxha
April 12
11:38 2016

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i ka propozuar Presidentit të Republikës, dhënien e “Dekoratës së Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes) kapitenit Floran Delia dhe togerit Donald Hoxha, me motivacionin: “Për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje”.

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se propozimi vjen pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Statusit ”Dëshmorët e Atdheut” nr. 705, datë 06.04.2016 për t’i shpallur pilotët “Dëshmorë të Atdheut”.

Në propozimin dërguar Kreut të Lartë të Shtetit, thuhet se kapiteni Delia dhe togeri Hoxha kanë qenë ushtarakë të devotshëm, pilotë të talentuar, e të gatshëm për të sakrifikuar.

Komento