Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kodheli për tragjedinë e Gërdecit: Autorët i kanë shpëtuar drejtësisë

Kodheli për tragjedinë e Gërdecit: Autorët i kanë shpëtuar drejtësisë
March 15
20:38 2016

Në një takim të mbajtur sot me drejtues të  Ministrisë së Mbrojtjes, Bashkisë së Vorës dhe ushtarakëve, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është shprehur se fatkeqësisht autorët e ngjarjes së Gërdecit i kanë shpëtuar drejtësisë, pasi u bënë 8 vite që nuk janë dënuar për veprimet apo mosveprimet e tyre.

Ndërkohë, ministrja Kodheli është shprehur se dikasteri që ajo drejton është kujdesur për pastrimin e zonës ku ndodhi shpërthimi dhe tashmë nuk paraqet asnjë rrezikshmëri.

Meqenëse zona është stabilizuar, është konfirmuar kalimi i Gërdecit në Bashkinë Vorë.

 

Shperndaje