Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kodheli në Asamblenë e NATO-s në Tiranë: ” Ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën”

Kodheli në Asamblenë e NATO-s në Tiranë: ” Ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën”
May 29
13:26 2016

Shqipëria ka mirëpritur për herë të parë Asamblenë Parlamentare të NATO-s 7 vjet pas anëtarësimit me të drejta të plota në Aleancën e  Atlantikut të Veriut. Për 3 ditë me radhë pjesëmarrës nga 28 vende të Aleancës  do diskutojnë rreth sfidave kryesore me të cilat përballet NATO.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodhelinë sot, në ditën e dytë të Asamblesë ka mbajtur një fjalim përpara të pranishmëve duke bërë kështu një panoramim të ngjarjeve më të diskutuara kohët e fundit e duke pohuar se Shqipëria po përshpejton për të krijuar një qendër ekselence të NATO-s në vend. Gjithashtu Kodheli ka theksuar nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, përfshirë Kosovën, sepse rajoni është i brishtë përsa i përket konflikteve dhe ndihet ndikimi i Rusisë.

“Me këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajone që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare dhe Ballkani Perëndimor është një prej tyre, – tha Kodheli, – relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme por i ndikuar nga Rusia dhe fondamentalizmi.

Sipas pikëpamjes sonë, konfliktet mund të parandalohen nëpërmjet proceseve integruese që ndërmarrin reforma demokratizuese.

Shumë prej vendeve tona janë ende shumë të brishta për ndërtimin e demokracive liberalizive dhe rruga e anëtarësimit në BE ësht më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor dhe kjo vlen dhe për vendin tim. Ndaj, kjo është arsyeja pse Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi, në NATO. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që do t’i bashkohet Aleancës.Mendoj se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën.

Dua të nënvizoj ndërtimin e një qëndrese të përbashkët ndaj kundërshtarëve dhe sfiduesve tanë, po me duket se ne nuk biem dakord për karakterin e këtyre kundërshtarëve.

Unë e di që gjërat nuk janë vetëm bardh e zi dhe sfidat e kërcënimit ndihen në mënyra të ndryshme ndaj të bazhdohemi në atë që na mban të lidhur bashkë. Lidhjet transantaltike të mbrohen dhe përparohen me çdo kusht.”

Etiketimet
Shperndaje