Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kodheli: Katastrofë mjedisore në Zvërnec

May 24
11:55 2016

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka publikuar disa fotografi nga katastrofa mjedisore e shënuar në Zvërnec. Shkak për ndotjen e vijës bregdetare është bërë rrjedhja e një anije që furnizohej tek Petrolifera. Ajo paralajmëron se do të merren masa ndaj përgjegjësve të kësaj ndotje.

“Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te Petrolifera. Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj. Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare  dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim, zero tolerancë për përgjegjesit.”, shkruan ministrja bashkangjtur fotove.

Etiketimet
Shperndaje