Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kodër Selitë, një i pajetë gjendet i masakruar në rrugë

Kodër Selitë, një i pajetë gjendet i masakruar në rrugë
September 12
12:40 2016

Kufoma e masakruar e një mashkulli është gjetur paraditen e sotme nga banorët në Kodër Selitë. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka parë kufomën në rrugë dhe ka lajmëruar menjëherë forcat e policisë.

“Në vendngjarje është gjetur një pjesë kockore (kafkë). Nga veprimet procedurale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës, si dhe mungonin pjesë eshtrash që dyshohet se janë shfrytëzuar nga egërsirat e natës. U dërgua për ekzaminim në mjekësinë ligjore”, – bën me dije Policia e Tiranës.

Nga veprimet paraprake rezulton se viktima ka disa muaj që ka vdekur. Ende nuk dihet identiteti i tij, ndërkohë që sektori i krimeve në Policinë e Tiranës ka dërguar njoftimin nëpër komisariate për informacion për njerëzit e zhdukur. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje