Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koço Kokëdhima ka disa kërkesa për Ramën

Koço Kokëdhima ka disa kërkesa për Ramën
January 10
13:49 2017

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, i ka dërguar një letër me kërkesa kryeministrit Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, ku kërkon t’i vendosen në dispozicion dokumentet e përjashtimit të tij nga Asambleja e PS-së.

Ndër të tjera, në këtë letër Kokëdhima kërkon vendimin e Partisë Socialiste të datës 6 dhjetor, që e shkarkon atë nga pozicioni i sekretarit të Reformës Strukturore dhe Migracionit.

Gjithashtu ai kërkon t’i vendoset në dispozicion mocioni i mosbesimit të paraqitur nga Taulant Balla, si dhe dokumentet mbi bazën e të cilave është bërë shkarkimi i tij nga postet që mbante në PS, si dhe në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj partie.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë që Kokëdhima i ka dërguar grupit të PS-së dhe kreut të kësaj partie Edi Rama. /Blitz.al/

koco

Shperndaje