Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KMSH apel politikës shqiptare: Të arrihet konsensusi për reformën në drejtësi

KMSH apel politikës shqiptare: Të arrihet konsensusi për reformën në drejtësi
July 20
13:55 2016

Një ditë përpara vendimit final lidhur me çështjen më të diskutuar, atë të reformës në drejtësi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apelon për gjetjen e rrugës së përbashkët dhe arritjen e konsensusit për reformën duke marrë në konsideratë interesin kombëtar dhe shoqëror.

Në një deklaratë për mediat, KMSH bën me dije se po ndjek zhvillimet e fundit lidhur me draftin që pritet të votohet në seancën e nesërme plenare.

“Duke parë rëndësinë e kësaj reforme, KMSH shpreson që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje të gjithë klasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për reformën në drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror. Ne jemi përkrah çdo nisme e cila i shërben shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë”, shprehet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Etiketimet
Shperndaje