Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

KLSH kallëzon kreun e KQZ, Lefterie Luzi: Shkelje me projektet pilot. Reagon KQZ

KLSH kallëzon kreun e KQZ, Lefterie Luzi: Shkelje me projektet pilot. Reagon KQZ
August 12
15:48 2016

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka akuzuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, për shkelje në miliona dollarë me projektet pilot në zgjedhjet vendore të 2013-s.

Ajo akuzohet si përgjegjëse e dështimit të projektit pilot për votimin elektronik në qytetet e Tiranës dhe Fierit, një dëm prej 2.6 milionë euro për buxhetin e shtetit. Sipas KLSH-së, Lefterie Luzi ka shkelur kontratën me firmën Indra System sh.a dhe ka favorizuar kompaninë spanjolle.

“KQZ ka shkelur kontratën me firmën Indra Sistem SA. KQZ ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013. Firmosja e kontratës u bë pa miratim të avokaturës, dhe kompania mori përsipër të kryente projektin pilot. Projekti pilot mund të kryhej edhe nga KQZ. Të dy projektet pilot u realizuar në Tiranë dhe në Fier, dështuan”.

KALLËZIMET PËR NDJEKJE PENALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Kryetare e KQZ).

Buletini i dytë statistikor i vitit 2016, përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë periudhës janar-qershor. Në këtë buletin përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjellë në Prokurori, për auditimet e përfunduara.”, citohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nuk ka vonuar reagimi i KQZ-së, e cila shprehet për “Shqiptarja.com” se për çështjen e pretenduar nuk ka shkelje ligjore dhe Prokuroria e ka mbyllur atë një vit më parë. Më tej, sqaron se procedurat e ndjekura për projektet për objektin dhe rëndësinë që përfaqësonin, diktoheshin nga interesat e shtetit. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje