Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klosi për skandalin e kujdestares që ushtronte dhunë mbi fëmijën: Ndjekja penale, më e pakta

Klosi për skandalin e kujdestares që ushtronte dhunë mbi fëmijën: Ndjekja penale, më e pakta
April 01
10:49 2016

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka dhënë pamje të dhunimit të një fëmije 3 vjeç nga një kujdestare në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës.

Pas këtij skandali ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Klosi ka thënë se ngjarja është më shumë se e tmerrshme ndaj duhet ndjekur me shumë seriozitet nga autoritetet përkatëse.

Ministri Klosi ka urdhëruar largimin nga puna të Drejtoreshës së Shtëpisë së Fëmijës, ndërsa për kujdestaren që ka dhunuar thekson se pushimi nga puna dhe ndjekja penale janë vetëm hapat e parë.

Në fund, Klosi ka thënë se është e patolerueshme që ka ende raste të tilla, ndaj ministria do të vazhdojë të punojë fort për ndreqjen e të tilla gabimeve dhe do të kërkojë me ngulm përsosjen e instrumenteve për të parandaluar çdo rast të ngjashëm.

Komento