Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klos – sherri në mes të qytetit, 3 të rinj arrestohen pasi kundërshtuan edhe policinë

Klos – sherri në mes të qytetit, 3 të rinj arrestohen pasi kundërshtuan edhe policinë
August 14
09:03 2017

Tre të rinj nga një fshat i Klosit në Mat janë arrestuar nga policia pasi u përfshinë në një sherr e më pas kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Në prangat e policisë kanë rënë:

Seldio Ballazhi, 31 vjeç;

Vilson Ballazhi, 21 vjeç;

Adrian Kurti, 22 vjeç;

të gjithë banues në fshatin Gurrë e Madhe-Klos.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Klosit shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar për motive të dobëta me disa persona të tjerë dhe kur kanë ndërhyrë shërbimet e policisë për të parandaluar konfliktin e mëtejshëm, të rinjtë  kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të stacionit të policisë Klos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.  /Blitz.al/

Shperndaje